BQK nuk ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, as nuk ka dhënë afat shtesë, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj, thotë Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se BQK-ja nuk e ka shtyrë afatin e zbatimit të Rregullores e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Ai për RTV Dukagjini, ka thënë se BQK-ja nuk ka dhënë as afat shtesë e as nuk e ka ndryshuar Rregulloren e saj.
“Me lejoni t’ju informoj se BQK nuk ka shtyre afatin e zbatimit te rregullores, as nuk ka dhënë afat shtese, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj. Plani qe kemi publikuar vetëm lehtëson efektet e saj tek komuniteti serb, përkatësisht mundëson rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK-ja.