Site icon Telegrafi

Guvernatori i BQK-së merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

Delegacioni i Kosovës i përfaqësuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe Ministri i Financave Avdullah Hoti nga 5 deri wm 12 tetor morën pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat janë zhvilluar në Lima të Perusë.

Përveç pjesëmarrjes në Sesionet Plenare, delegacioni ka zhvilluar takime të shumta, ku ndër to mund të nënvizojmë takimet që Guvernatori Hamza ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Lima, janë: takimi me Min Zhu-Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i FMN-së, takimi me Frans Godts-Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës së Kosovës, takimi me Ellen Goldstein- Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, takimi me Drejtorin e Departamentit për Tregje Monetare dhe Kapitale të FMN-s, si dhe përfaqësuesit e Departamentit të FMN-së për Evropë, Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë Cyril Muller. /Telegrafi/

Exit mobile version