Site icon Telegrafi

Guvernatori Hamza në konferencën e nivelit të lartë në Dubrovnik

Guvernatori i BQK-se, Bedri Hamza, është duke marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë e organizuar nga FMN-ja dhe Banka Nacionale e Kroacisë, e cila po mbahet në qytetin e Dubrovnikut. Tema bosht e konferencës është “Përshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore”.

Përveç guvernatorëve e ministrave të financave të shteteve të Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, në konferencë po merr pjesë edhe Drejtorja Menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde.

Në kuadër të konferencës, Guvernatori Hamza ka marr pjesë në një tryezë diskutimi me Drejtoren Menaxhuese të FMN-së, Christine Lagarde, në të cilën ka folur për rolin që ka pasur FMN-ja për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Me këtë rast, Guvernatori Berdi Hamza ka theksuar që ndihma e FMN-së ka qenë domethënëse në funksion të zhvillimit të reformave strukturore, hartimit të legjislacionit modern në fushën e ekonomisë dhe financave dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore nëpërmjet asistencave teknike.

Po ashtu, ai nuk ka lënë anash pa përmendur as ndihmën financiare, duke kërkuar njëkohësisht konsistencë më të madhe në qëndrimet e FMN-së. /Telegrafi/

Exit mobile version