Telegrafi

Guvernatori grek optimist për ekonominë e Greqisë

Sipas guvernatorit Pravopulos, politika ekonomike e udhëhequr nga Qeveria socialiste e Papandreut ka ardhmëri të mirë dhe është kahëzuar drejt rimëkëmbjes së financave publike të cilat momentalisht “përjetojnë” një periudhë shumë të rëndë.

“Kisha një bisedë të gjatë me ministrin e Ekonomisë, sektor i cili në të ardhmen do të jetë edhe “nën thjerrëz” të Qeverisë greke dhe tani jam shumë entuziast i madh”, deklaroi guvernatori Pravopulos për mediat greke.

Ndryshe Greqia në dhjetor ashpër u kritikua nga Komisioni Evropian meqë borxhi i brendshëm i vendit në vitin 2009 arrin 113 për qind të Bruto-Prodhimit Vendor (BPV). Ky fakt e solli Greqinë në pozitën më të vështirë ekonomike në 30 vitet e fundit.