Telegrafi

Guvernatori Fullani: Shqipëria është goditur nga kriza

Fullani sqaron se ekonomia vendase e ka kaluar fazën e parë të goditjes nga kriza ekonomike qe po trondit ekonomitë botërore.

Sipas Guvernatorit tani Shqipëria ndodhet nën presionin e fazës së dytë. Kriza po ndjehet fillimisht në presionin mbi monedhën vendase lekun nga valutat e huaja Euro dhe Dollari.

Për Guvernatorin Fullani më shume pasojat e kësaj krize po i vuan industria nxjerrëse dhe ajo prodhuese.

Guvernatori siguroi se sistemi bankar eshte ende i imunizuar nga kriza dhe se aktualisht nuk ka rriks per te. /news 24/