Telegrafi

Guvernatori, Fullani: Rritja ekonomike, e ulët në ’09

Kriza ndikoi në burimet e financimit, ngadalësoi aktivitetin e biznesit, ndërkohë që sektori ekonomik po has veshtirësi", u shpreh Fullani. Sipas tij në fund të 2008-ës, shiqtarët tërhoqen paratë nga bankat, çka çoi bankat në krizë për shkak të mungesës së likujditeteve".

"Efektet e krizës globale kanë ndikuar në disa sektorë të ekonomisë, veçanërisht të atyre sektorëve që prodhojnë për eksport si dhe në rënien e dërgesave të emigrantëve, efekte që pritet të ndikojnë në një ulje, të rritjes ekonomike për vitin 2009", deklaroi Guvernatori i Bankës.

Sipas tij, sektori bankar shqiptar mbetet i qëndrueshem dhe rezistenca ndaj rreziqeve mbetet e lartë. Të dhënat e fundit flasin për një rikthim të besimit të publikimit të pasqyruar në rritjen e depozitave.

"E rëndësishme që goditja që pësoi sistemi bankar mund të konsiderohet e kaluar. BSH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje cdo zhvillim ekonomiko financiar me ndikim në fushën makroekonomike. Mbetemi të angazhuar për të marrë të gjitha masat në kohën e duhur", tha ai. /Shekulli/