Site icon Telegrafi

Guvernatori i Floridas paralajmëroi drejtuesit e automjeteve elektrike “të parkojnë në tokë më të lartë” gjatë uraganit Helene

Florida ka qenë në pritje të mbërritjes së uraganit Helene, i cili ra në tokë mbrëmjen e së enjtes duke lënë të vdekur shumë njerëz.

Por sikur banorët e këtij shteti të mos kishin mjaftueshëm për t’u shqetësuar në prag të ngjarjes së motit të vështirë, atyre një “paralajmërim special” u erdhi nga guvernatori Ron DeSantis.

DeSantis ishte i shqetësuar për rrezikun që uji i kripur të futet në bateritë EV dhe të shkaktojë zjarre që janë të vështira për t’u shuar në një kohë kur shërbimet e zjarrit do të jenë të angazhuara në maksimum.

Kështu ai sugjeroi që drejtuesit e automjeteve elektrike t’i parkonin makinat e tyre “në tokë më të lartë” për t’i mbajtur ato larg ujit.

Rrugët e Floridës përmbajnë 255,000 EV, sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, duke e bërë atë shtetin e dytë “më të popullarizuar” për automjetet elektrike.

Dhe një pjesë e konsiderueshme e 42,000 makinave elektrike të Floridës ndodhen në zonën e Gjirit Tampa, një rajon që priste të përjetonte nivele të larta uji si rezultat i stuhive. /Telegrafi/

Exit mobile version