Guvernatori i Florida-s, Ron DeSantis, ka nënshkruar një projekt-ligj që mund të ndalojë penalizojë kompanitë e teknologjisë që bllokojnë politikanët.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, legjislacioni thotë se platformat mund të pezullojnë llogaritë vetëm për 14 ditë, derisa do të gjobiten deri në 250 mijë dollarë në ditë për shkelje.
NetChoice, një grup i lobimit për teknologji, anëtarët e së cilës përfshijnë Twitterin dhe Facebook-un, dëshmuan kundër këtij projekt-ligji në muajin mars.
Projekt-ligji, që besohet të jetë i pari i këtij lloji, do të hyjë në fuqi më 1 korrik.
DeSantis ka deklaruar se platformat sikurse Twitter, Facebook dhe YouTube po ‘shuajnë’ zërat konservativë.
Në fillim të këtij viti, ai tha se Big Tech, po luante rolin e vëllait të madh apo të “Big Brother”.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump u bllokua nga Twitteri dhe Facebook dhe u pezullua nga YouTube pas trazirave në Kongresin amerikan në muajin janar. /Telegrafi/