Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo dhe partnerja e tij shumëvjeçare, Sandra Lee, e kanë konfirmuar ndarjen nga njëri-tjetri, edhe pse The Post raportoi muaj më parë.
“Kohëve të fundit, ne kemi kuptuar se jeta jonë ka shkuar në drejtime të ndryshme dhe marrëdhënia jonë romantike është shndërruar në një miqësi të thellë”, ka thënë çifti në një deklaratë të përbashkët të mërkurën.
“Ne do të jemi gjithmonë familjarë dhe jemi plotësisht mbështetës të njëri-tjetrit dhe të përkushtuar për vajzat”, shtuan ata, duke iu referuar tre vajzave të Cuomo nga martesa e tij me Kerry Kennedy. “Jeta jonë personale mbetet personale dhe nuk do të ketë asnjë koment tjetër”.
Një burim shtoi se Cuomo, 61 vjeç dhe Lee, një yll 53-vjeçar, u kanë thënë miqve gjatë disa javëve të fundit se ata nuk ishin më bashkë.
Thashethemet për ndarjen e tyre filluan në maj, pasi Cuomo dhe Lee po jetonin veçmas, por Cuomo këmbënguli në atë kohë që ata ishin akoma së bashku.
Përndryshe, Cuomo është guvernator i New Yorkut që nga viti 2011, ndërsa zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen më 6 nëntor. /Telegrafi/