Guus Hiddink ka kthyer Chelsea në rrugën e duhur dhe e ka bërë këtë duke thyer një rekord në Ligën Premier.
Në fakt, tekniku holandez është trajneri i parë i ri që nuk pëson asnjë humbje në 12 ndeshjet e para të kampionatit.
Hiddink, i cili mori vendin e Jose Mourinhos në dhjetor, ka fituar pesë dhe ka barazuar 7 nga ndeshjet e drejtuara deri tani.
Ai ka thyer rekordin prej 11 ndeshjesh të vendosur nga Frank Clark me Nottingham Forest në sezonin 1993-94, ndërsa Terry Venables mban vendin e tretë me 10 ndeshje pa pësuar humbje në drejtim të Middlesbrough në sezonin 2000-01.
Në vendin e katërt, Martin O’Neill ka drejtuar Aston Villa në 9 ndeshje pa pësuar humbje në vitin 2006. Hiddink ka thyer rekordin me barazimin 1-1 të marrë kundër Stoke-s të shtunën e kaluar.
Scolari, gjithsesi, nuk pësoi asnjë humbje në tetë ndeshjet e para, duke barazuar rekordin e Jose Mourinho-s gjatë vitit të tij të parë në drejtim të “Bluve” në sezonin 2004-05.