Telegrafi

Guttenberg në SHBA për të matur shanset e shpëtimit të Opelit

Gjatë një takimi me shefin e koncernit amë të Opelit, General-Motors, Rick Wagoner, Guttenberg do të sqarojë se si mund të realizohet një shkëputje e pjesshme ose e plotë e Opelit nga koncerni amerikan GM.

Për këtë do të duhet të sigurohet që ndihmat të mos derdhen në SHBA dhe Opeli të marrë të drejtën e patentave, të licencës dhe të drejtën e markës.

Guttenberg do të konsultohet po ashtu edhe me ministrin amerikan të Financave Timothy Geithner. Qeveria federale ka vendosur të japë ndihma për shpëtimin e ndërmarrjes, në rast se Opeli paraqet një koncept të aftë për të ardhmen. /D-Welle/