Luka Modric ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit dhe ende nuk dihet nëse do ta vazhdojë atë dhe nëse do të pyetej legjenda e klubit, Guti, kroatit do t’i duhet të tregohej dera më 30 qershor.
Jose Maria Gutierrez, i cili njihet më shumë me nofkën Guti, ka theksuar se mesfushori 37-vjeçar nuk është më lojtar i Realit.
“Unë dyshoj se Modric do të qëndrojë. Ai nuk do të ketë një rol të madh sezonin e ardhshëm dhe Reali nuk ka nevojë për të”.
“Nuk e di nëse Jude Bellingham apo dikush tjetër do të vijë, por Modric do të duhet të largohet në një moment”, ka thënë Guti.
Modric luajti 22 ndeshje për Real Madridin këtë sezon dhe regjistroi pesë gola dhe dy asistime./Telegrafi/