Telegrafi

Guti: Ramos dhe Casillas nuk dhanë ultimatum

 Mediat spanjolle kanë raportuar se Ramos dhe Casillas janë takuar me Florentino Perezin për t’i dhënë ultimatum se nëse nuk largohet Mourinho, largohen ata gjatë verës.

“Nuk është e mundur që kapitenët do t’i thoshin Florentino Prezit ndonjë gjë të tillë për trajnerin. E ardhmja e trajnerit vendoset nga klubi dhe jo nga lojtarët”.

“Unë kurrë nuk i kam thënë një gjë të tillë presidentit. Presidenti ka qenë mjaft i qartë kur doli në media për të dhënë sqarime. Ka rivalitete në grup, por ekipi është në rend të parë”, ka thënë Guti. /Telegrafi/