Telegrafi

Guti: Dua ta përfundoj karrierën në Real

Mesfushori spanjoll është përplasur me trajnerin Manuel Pellegrini dhe është lënë jashtë formacioni për disa ndeshje, dhe mediat së fundi shkruan për një transferim të tij në Inter në afatin kalimtar të janarit.

Por vetë lojtari është zotuar se do t’i qëndrojë besnik klubit të tij dhe se dëshiron ta përfundojë karrierën në Real Madrid.

“Dua ta përfundoj karrierën në Real Madrid. Kam kontratë deri në vitin 2011 dhe dua ta përfundoj atë. Tash qëllimi im është të rikthehem të luaj për kombëtaren dhe kjo pauzë ka ardhur në momentin e duhur”, ka thënë Guti./Telegrafi/