Telegrafi

Guti dëshiron të transferohet në Itali

El Mundo Deportivo shkruan se Guti mund të lërë La Ligën për Serie A gjatë afatit kalimtar dimëror. Përfaqësues të Realit pritet të udhëtojnë në Itali në ditët e ardhshme për t’u takuar me ekipet e interesuara, përfshirë Interin, Milanin dhe Sampdorian.

Një pengesë mund të jenë kërkesat e vetë lojtarit, që merr një pagë prej 4 milionë funtesh në vit./Telegrafi/