Site icon Telegrafi

Guterres përgëzon hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka përgëzuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës me të cilën zgjidhet kontesti disavjeçar në mes Shkupit dhe Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Guterres të martën ka marrë njoftim zyrtar për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës, me të cilën është dakorduar emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut, e pranuar nga të dyja palët”, deklaroi zëdhënësi i Guterres, Stefan Dujariq.

Ai kujtoi se Guterres e përgëzon këtë zhvillim të ngjarjeve, me të cilën zgjidhet kontesti disa vjeçar në mes Athinës dhe Shkupit dhe shtoi se edhe çështjet më të ndjeshme mund të zgjidhen me dialog dhe vullnet politik.

Sekretari i OKB-së i përgëzon të dyja vendet dhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për vendosmërinë e tyre në krijimin e vizionit të tyre për zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve, por edhe për stabilizimin e rajonit të Ballkanit./Telegrafi/

Exit mobile version