“Marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë është shembull për zgjidhjen paqësore të kontesteve transnacionale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në fjalimin e Forumit ndërkombëtar të 18-të në Doha.
“Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është shembull i suksesshëm për angazhimet transnacionale për mbylljen çështjeve kontestuese. Marrëveshja do të jetë në interes për gjithë rajonin e Ballkanit”, tha Guterres, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai bëri thirrje në përforcimin e angazhimeve të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura në botë që nxisin tensione.
“Në këtë epokë të kaosit dhe të konfuzioni shohim shpresë të madhe për zgjidhjen e sukseshme të dallimeve dhe kontesteve që ishin mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Kjo na rikujton dhe tregon se kur punojmë bashkërisht mund të arrijmë punë të mëdha në interes të popujve tonë”, tha Serketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. /Telegrafi/