Gushti ka qenë shumë i nxehtë për Duplex Premium, e do të përfundojë i tillë. Sonte, në natën e fundit të muajit, Duplex Premium do të sjellë njërin nga DJ më të njohur ndërkombëtar, DJ Slim.
Rezident në disa nga klubet e natës më të njohura në Dubai dhe Abu Dhabi, performues i shkëlqyer, bashkëpunëtor me artistë të njohur në gjithë botën, DJ i shumëkërkuar në Paris, por edhe anembanë globit, në kuadër të turneut të tij artistik, DJ Slim ka zgjedhur Duplex Premium për të dalë para publikut shqiptar.
Një DJ të kalibrit të tillë publiku shqiptar nuk e ka rastin ta shohë shumë shpesh.
Ai sonte do të jetë i percjellur nga Gamblemania, dhe dytë së bashku do të sjellin një atmosferë të paharrueshme.