Site icon Telegrafi

Gushti nis me temperatura të larta në Shqipëri

Edhe këtë të enjte, ashtu si këto ditët e fundit Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të plota me diell, raporton tch.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 7-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 18 gradë deri 35°C

Në zonat e ulëta 17 gradë deri 37°C

Në zonat bregdetare 21 gradë deri 36°C.

Exit mobile version