Fundi i muajit korrik dhe fillimi i muajit gusht do të jetë me të vërtet i hatashëm në Heaven Fest që po mbahet në Hangover.
Top atraksioni i jetës së natës jo vetëm në Gjakovë, por në mbarë vendin, që dallohet për eksperiencën e jashtëzakonshme në ambientin e hapur që u ofron vizitorëve nga mbarë vendi e rajoni.
Muaji korrik u dallua me evente të zjarrta dhe performanca të jashtëzakonshme – por, ky ishte vetëm fillimi.
Gushti në Hangover Heaven do të jetë epik – ku do të performojnë emrat më të njohur të skenës.
Fillimi i muajit e gjen Hangover Heaven me rikthimin Ledrit në folenë e tij, aty ku gjithmonë la gjurmë.
Më pas maratona vazhdon me yjet e skenës ku do të performojnë Loredana, Shkurte Gashi dhe Tayna.
Të gjitha këto performanca do të jenë të shoqëruar nga DJ si: Mali, Onufri, Fidani, Erolli etj.
HeavenFest mbahet në ambientin qiellor veror të Hangover në Gjakovë te parku i qytetit.