Site icon Telegrafi

“Gurmania Channel” vjen me katër ditë emision për të gjithë ata që e duan gatimin (Foto/Video)

Për të gjithë të pasionuarit pas gatimit, “Gurmania Channel” vjen me 96 orë transmetim në fusha të ndryshme të gastronomisë.

Përgjatë katër ditëve sa do të transmetohet, ata të cilët e duan gatimin do të kenë mundësin të shohin gatime tradicionale shqiptare, gatime speciale të produkteve të qumështit, gatime të veçanta të pastave, pjekurina, brumëra, ushqime deti, sanduiçë, gatime vegjetariane, sallata dhe ushqime nga skara.

“LaPasta”, “Shumë & Shijshëm”, “StarChef”, “Qumështi”, “Brumërat”, “Shpejt & Shijshëm”, janë disa nga emisionet që do të transmetohen gjatë këtyre katër ditëve sa do të zgjasë edhe programi i “Gurmania Channel”.

Emisionet do të moderohen nga njerëz të profileve të ndryshme, do të ketë edhe kryekuzhinier të famshëm si dhe njerëz të famshëm.

E veçanta e këtyre emisioneve që do të transmetohen në kanalin zyrtar në Youtube të Gurmania Channel, është se do të jenë në gjuhën shqipe.

Përpos kanalit zyrtar në Youtube, “Gurmania Channel” do të transmetohet live edhe në portalin Telegrafi.com.

“Gurmania Channel” fillon transmetimin më 28 dhjetor dhe mbaron në natën e Vitit të Ri më 31 dhjetor të këtij viti.
Partnerë të “Gurmania Channel” janë portali Telegrafi.com, platforma Gjirafa dhe Radio Televizioni Dukagjini./Telegrafi/

Exit mobile version