Një gur masiv prej rreth 37 kilogramësh është paraqitur si dëshmi në gjykatë, i përdorur për të goditur në kafkë një studente jugafrikane, pasi ajo u rrëmbye dhe brutalisht u përdhunua nga banda.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, goditja fatale kishte ndodhur pasi të paktën tre burra ishin kthyer për të përdhunuar studenten e talentuar.
Hannah, 21 vjeçe, pothuajse me siguri do të kishte vdekur menjëherë, sipas ekspertëve.
Megjithatë, për t’u siguruar, një nga vrasësit e saj gjithashtu hodhi një thikë në qafën e saj.
Vernon Witbooi, 33 vjeç, Geraldo Parsons, 27 vjeç, Nashville Julius, 29 vjeç dhe Eben Van Nieberk, 28 vjeç, përballen me akuza duke përfshirë vrasjen, rrëmbimin, grabitjen dhe përdhunimin.
“Dëshmia e hidhur” u vendos jo me lehtësi mbi një tavolinë para gjyqtarit në Gjykatën e Lartë Perëndimore në Cape Town, Afrikën e Jugut, nga dy roje të fortë të sigurisë.