Site icon Telegrafi

Guri: I kemi emrat e nxënësve që kanë kopjuar në test

Kopjimi i nxënësve gjatë dy testeve, atij të arritshmërisë dhe të maturës është bërë përmes rrjeteve sociale. Ky ishte konstatim i kryetarit të Këshillit Shtetëror për Test Kombëtar, Azem Guri në “Rubikon” të KTV-së duke shtuar se tanimë kanë të dhënat e këtyre nxënësve.

“Kemi emrat e nxënësve që kanë kopjuar në test. Atyre do t’u ndalohet mbajtja e testit ndërsa masa dënimi do të ketë edhe për administruesit”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, nga Këshilli Shtetëror për Cilësi, Blerim Rexha, ka thënë se shqetësim mbetet kopjimi dhe kësisoj duhet të ndërrohet modeli i këtij testimi.

Mirëpo, konkurrenca mes komunave se cila do të dalë më e mirë se tjetra në këtë proces bazuar në rezultatet përfundimtare mbetet fokusi i komunave sipas Jonuz Salihajt.

Mendim të njëjtë nuk ndan kryetari i Këshillit Shtetëror për Teste Kombëtare, Azem Guri i cili u shpreh se vetëdijesimi nga të gjitha palët është në nivel më të mirë se vitet e kaluara.

“Llogaridhënia do të ndodhë, ka ndodhë vitin e kaluar dhe do të ndodhë edhe këtë vit”, ka thënë Guri, teksa ka shtuar se kopjimi është sfidë për të gjitha vendet në rajon dhe jo vetëm për Kosovën.

Exit mobile version