Site icon Telegrafi

Gurët që rrokullisen në shkretëtirë

Në një vend me qetësi absolute, ku temperatura arrin 50 gradë Celsius, në Luginën e vdekjes të Kalifornisë, këta gurë/shkëmbinj rrokullisen pa ndihmën e askujt.

Gurët, që peshojnë edhe mbi 100 kg, gjatë një viti rrokullisen deri në 350 metra.

Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për ndonjë fenomen të shkaktuar nga ndikimet atmosferike.

Sipas tyre, erërat që nganjëherë arrijnë shpejtësinë deri në 145 km/h, dhe shtresa e akullit që formohet natën mbi rërë, sikur edhe lagështia e natës, mundësojnë lëvizjen e këtyre gurëve. /Telegrafi/

Exit mobile version