Site icon Telegrafi

Gurët në veshka: Shkaktarët, simptomat, trajtimi dhe parandalimi

Gurët në veshka njihen si dukuri që shkaktojnë dhimbje, por shumë pak njerëz vërtetë e dinë se çfarë janë ata në të vërtetë.

Paraprakisht vlen të ceket se gurët në veshka janë aq torturues saqë renditen në top 20’shen e sëmundjeve që shkaktojnë më së shumti dhimbje, transmeton Telegrafi.

Dhimbja mund të shkaktohet në pjesën e poshtme të shpinës, anash, në abdomen, në testikuj, etj.

Veshkat i largojnë produktet e panevojshme nga gjaku, e pastaj ato produkte dalin nga trupi përmes urinës.

Gurët në veshka shkaktohen kur këto produkte në gjak formojnë kristale, të cilat pastaj fillojnë të marrin formën e një guri apo gjëndre.

Çfarë i shkakton ato?

Në shumicën e rasteve përbëhen nga kalciumi. Kimikalet tjera që i krijojnë gurët në veshka janë edhe amoniaku, acidi urik, dhe cisteina.

Disa dëshmi shkencore thonë se përdorimi i disa medikamenteve të caktuara e rritë rrezikun e krijimit të gurëve në veshka, siç është përdorimi i aspirinës, disa antibiotikëve dhe disa ilaçeve anti-epileptike.

Edhe në rast se konsumoni shumë proteinë apo pak fibra ju rrezikoheni të zhvilloni gurë në veshka.

Si t’i parandaloni gurët në veshka

Fillimisht rekomandohet të konsumoni sasi të mëdha të ujit në baza ditore në mënyrë që të mos dehidratoheni.

Nëse gurët tuaj në veshka krijohen nga kalciumi, atëherë mund të hani ushqime si asparagusi dhe panxhari në mënyrë që ta parandaloni absorbimin e kalciumit nga trupi.

Si trajtohen?

Nëse veç është shumë vonë dhe jeni diagnostikuar me gurë në veshkë, atëherë normalisht se ju nevojitet trajtimi. Shumica e gurëve në veshka janë më pak se 4 mm të vogël në diametër – madhësi mjaftueshëm e vogël për ta larguar përmes urinës. Pra, mund ta trajtoni në shtëpi.

Nëse duhet të pritni derisa të kalon guri, atëherë duhet të konsumoni ilaçe kundër dhimbjeve.

Sidoqoftë, nëse madhësia është më e madhe, atëherë ju nevojitet tretman më serioz.

Tretmanet tjera përfshijnë operimet e hapura dhe ureteroskopinë. /Telegrafi/

Exit mobile version