Telegrafi

Gurët e çmuar dhe biznesi i tyre prej miliarda dollarësh

Tregëtia e gurëve është përdorur për të financuar luftëra, për të terrorizuar civilë dhe për të mbajtur në fuqi regjime autoritare.

Shumë nga gurët e çmuar të kontinentit nxirren në këtë mënyrë: burrat gërrmojnë në puse dhe kratere, duke kërkuar për shenja të atij guri të pakapshëm që do t’i bënte ata të pasur – ose të paktën do t’u jepte aq para sa për të siguruar të ardhmen e familjeve të tyre.

Mbi një milionë gërrmues kërkojnë për diamante në Afrikë. Ata bëjnë më pak se një dollarë në ditë, ndërsa tregëtia globale e diamantëve grumbullon afërsin 80 miliardë dollarë në vit.

Por mjerimi ekonomik nuk është e vetmja fatkeqësi njerëzore për këtë industri.

Në vende si Angola, Republika Demokratike e Kongos dhe Sierra Leone, diamantet janë përdorur nga grupet e armatosura milicore dhe nga rebelët në luftërat civile. Ata njihen gjithashtu si diamantët e gjakut.

Global Uitness është një nga organizatat e para jo-qeveritare e përqëndruar në këtë çështje. Duke folur për Zërin e Amerikës në Londër, Ani Danbak thotë se kjo organizatë u vendos aty, për të dokumentuar tragjedinë e konfliktit të diamantëve.

"Sierra Leone është një nga rastet më brutale, ku qindra mijëra vetë kanë vdekur si rezultat i konfliktit që preku pjesën lindore të vendit, ku fushat e diamantëve janë të kontrolluara nga Fronti i Bashkuar Revolucionar, një grup rebel i mbështetur nga presidenti liberian Charles Taylor. Janë kryer shkatërrime të tmerrshme mbi popullësinë civile, për shkak se diamantët përfaqësojnë një nxitje ekonomike që lufta të vazhdojë".

Tmerri i asaj lufte tronditi publikun, veçanërisht skenat e burrave, grave dhe fëmijëve me këmbë apo krahë të prera nga rebelët dhe me të rinjtë që detyroheshin të luftonin./ WOA/