Telegrafi

Gurë dhe breshër bien nga qielli në Rumani (Video)

Në qytezën rumune Zalau ka ndodhur diçka e pazakontë sot që është filmuar edhe nga banorë të shumtë – gurë me madhësi të vezës duke rënë nga qielli, madje në disa zona madhësia e tyre shkonte në atë të një grushti të njeriut, që shkatërruan shumë vetura të parkuara.

Sikur kjo të mos mjaftonte, rrugët e qytezës ishin mbuluar me copëza të akullit e nga goditjet e fuqishme kulmet e shtëpive dhe fasada janë shkatërruar plotësisht.

Erërat e forta që frynin me shpejtësi shumë të madhe kanë shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara, kurse ky mot i ligë nuk zgjati më shumë se pesë minuta.

Megjithatë, mjaftuan që shumë rrugë të vërshohen dhe të krijohen skena “apokaliptike” nga rënia e gurëve dhe breshrit nëpër rrugët e qytezës rumune. /Telegrafi/