Site icon Telegrafi

Guraziu: Duam fitore ndaj Llamkosit

Hajvalia-Llamkos Kosova, është prej ndeshjeve më interesante nga tri takime që do të luhen sot në orën 17.00.

Hajvalia para shikuesve të vetë kërkon fitore, ndërsa kampioni në fuqi, Llamkosi, pas humbjes së javës së kaluar si vendas me rezultat 1:0 nga Drita e Gjilanit, udhëton me ambicie për të fituar pikët e para.

Sulmuesi i Hajvalisë, Fillim Guraziu, shpreson se do të shënojnë edhe fitoren e dytë në kampionat pas asaj në Skenderaj me rezultat 5:2 kundër Feronikelit nga Drenasi.

“Presim një lojë shumë të vështirë. E njohim mirë Llamkosin dhe kanë lojtarë të mirë. Shpresojmë të paraqitemi mirë dhe të shënojmë fitore”, tha Guraziu për BotaSot, i cili mendon se reparti ofensivë janë pika më e fortë ndaj rivalit.

Ju kujtojmë se në vitin 2012, Guraziu theu rekordin për golin më të shpejtë në Kampionatin e Kosovës, dhe atë pikërisht kundër Llamkos Kosovës. Ai realizoi në sekondën e 14-të. /Telegrafi/ 

Exit mobile version