Ilkay Gundogan nuk do ti bashkohet Manchester Cityt.
Sunday Mirror ka raportuar se mesfushori gjerman do t’i bashkohet gjatë verës Pep Guardiolas te Citzens, por agjenti i lojtarit ka mohuar çdo gjë.
”Nuk është e vërtetë që kemi arritur marrëveshje me Man Cityn. Nuk ka vendim dhe gjithçka është e hapur. Ilkay është i fokusuar në rikuperimin e tij”, tha agjenti.
Mediat britanik kishin publikuar një fotografi teksa mesfushori i Borussia Dortmundit shihej me një sheik, duke aluduar se ishte arritur marrëveshja mes futbollistit dhe Cityt. /Telegrafi/