Site icon Telegrafi

Gundogan nuk dëshiron rikthim të shpejtë te Dortmundi

Mesfushori gjerman i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka folur për të ardhmen e tij.

Pasi iu bashkua skuadrës angleze këtë verë nga Borussia Dortmund, Gundogan ka thënë se nuk dëshiron një rikthim mbrapa.

Reprezentuesi gjerman ka deklaruar se një rikthim i menjëhershëm në Dortmund do të thoshte dështim për të.

Lexo po ashtu Gabriel Jesus zbulon arsyen pse refuzoi skuadrat e tjera për Cityn

“Nuk dua të kthehem brenda dy apo tri viteve në Dortmund. Në rast se do të ndodhte kjo gjë do të ishte një dështim për mua”.

“Në një të ardhme më të largët ndoshta mund të ndodhë të kthehem përsëri, pasi futbollit asnjëherë nuk i dihet”.

“Jam i lumtur në Manchester dhe shpresojë të fitojë sa më shumë trofe me këtë skuadër”, përfundoi Gundogan. /Telegrafi/

Exit mobile version