Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan është i gatshëm të vazhdojë kontratën me klubin.
Gjermanit i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë të vlefshme klubin anglez dhe negociatat janë në vazhdim e sipër me Citizens.
Por, futbollisti ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga ekipi i sheikëve, nëse në drejtim të tij vjen një ofertë joshëse.
“Është bërë normale që lojtarëve që u ka mbetur edhe një vit kontratë, atë ta zgjasin apo të kundërtën”, tha ai.
“Unë jam pak i modës së vjetër. Është e mundur që të largohem në vitin e fundit të kontratës. Ndoshta kontrata tjetër do të ishte e fundit në karrierën time, kështu që një vendim i tillë duhet të merret parasysh mirë”.
“Ne tashmë kemi pasur një ose dy bisedime. Nuk mendoj se ka presion mbi këtë temë. Në kushtet sportive, jam shumë i kënaqur me Citizens – ka vende më pak tërheqëse në Evropë! Në këtë drejtim, nuk ka asgjë që mund të ma parandalon një zgjatje, por asgjë nuk është vendosur ende”, pohoi turko-gjermani.
Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani është paraqitur 60 herë për qytetarët dhe ka realizuar 11 gola. /Telegrafi/