Ilkay Gundogan mendon që bashkimi i tij me skuadrën angleze ishte një vendim i drejtë.
Mesfushori gjerman ndihet i lumtur që u bashkuar me skuadrën e Pep Guardiola, teksa po shikon përpara pas ndeshjes së tij të parë me ‘Qytetarët’.
“Bashkimi me Man City ishte vendim i drejtë”, ka thënë Gundogan për mediat angleze, transmeton Telegrafi.
“Po shikoj përpara për javët, muajt dhe vitet e ardhshme”, përfundoi mesfushori gjerman.
Ndryshe, Gundogan u transferua nga Borussia Dortmund këtë verë, por debutoi vetëm këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Monchengladbach. /Telegrafi/