Telegrafi

“Gulseren” dhe “Cansu” ta pandara edhe jashtë serialeve (Foto)

“Gulseren Gulpınar”, emri i vërtetë i së cilës është Nurgul Jesilcay dhe “Cansu Gurpınar”, emri i së cilës është Leyla Tanlar, janë bërë të njohura për publikun shqiptar nga interpretimi i rolit të tyre në telenovelën më të ndjekur “Fate të Kryqëzuara”, që transmetohet në Tv Klan.

Që prej njohjes së tyre gjatë xhirimeve të telenovelës në fjalë, dy aktoret kanë krijuar debulesë për njëra-tjetrën, duke u bërë mike për kokë.

Roli në telenovelë (nënë e bijë) e ka bërë akoma edhe më të ngushtë marrëdhënien e tyre, madje ato shpesh postojnë foto sëbashku në Instagram duke e vlerësuar shoqërinë mes tyre si një thesar të vërtetë.

Për sa i përket projekteve të reja që mund të ketë secila prej tyre, ato nuk hezitojnë t’i urojnë suksese publikisht njëra – tjetrës edhe përmes rrjeteve sociale.