Telegrafi

Gullit: Chelsea duhet të investojë në lojtarë të rinj

Legjenda holandeze ishte në stolin e Bluve nga viti 1996 deri 1998, ndërsa menjëherë pas eliminimit të Chelseat nga Liga e Kampionëve, ai ka thënë se Roman Abramovich duhet të ‘injektojë’ skuadrën me lojtarë të rinj nëse dëshiron të shohë më shumë trofe në vitrinat e klubit.

I pyetur se a do të mund ta fitojë Chelsea Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Gullit tha: “Jo më kurrë. Ky ishte rasti i tyre i fundit. Ata duhet të transferojnë lojtarë të rinj”.

“Ndaj Interit ishte ndeshje e vështirë për ta, pasi që ata nuk kanë mundur të luajnë lojën e tyre dhe janë dukur të pafuqishëm. Gjëja më e keqe ishte se nuk kishte kreativitet, as ide, askush nuk bëri diçka për të ndryshuar takimin”, deklaroi Gullit për Sky Sports. /Telegrafi/