Site icon Telegrafi

Gullash me mish mace specialiteti i kuzhinierit italian

Televizioni publik italian RAI, e suspendoi menjëherë Beppe Bigazzin për një kohë të pacaktuar, sepse deklaroi gjatë shout të tij televiziv se gullashi me mish mace është i popullarizuar në vendlindjen e tij Toscana dhe ky ushqim është më i shijshëm me mish maceje sesa me mishin e pulës, lepurit ose pëllumbave.

Bigazzi këshilloi të interesuarit për këtë gjellë se para zierjes ata duhet ta lënë mishin e maces në ujë të rrjedhshëm burimi për tri ditë.

Producentët e emisionit me shpejtësi futën një bllok marketingu në emisionin e tij dhe provuan t’ia mbushin mendjes kuzhinierit 77 vjeçar që t’i kërkojë falje publikut, por ai refuzoi kategorikisht. /Telegrafi/

Exit mobile version