Përbërësit:
▪ 600 gramë patate
▪ 500 gramë mish brinjësh
▪ 200 gramë fasule të freskët ose nga konserva
▪ 100 gramë proshutë e tymosur
▪ 1 lugë gjelle piper i kuq i bluar
▪ 1,5 litër supë viçi me katrorka
▪ 1 lugë e mesme qimnon i bluar
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 2 kokë qepë
▪ 5 lugë gjelle vaj
▪ erëza të përziera, kripë, piper i zi
Përgatitja:
1. Patatet qërohen, priten në rriska dhe lihen të qëndrojnë në ujë të ftohtë para përdorimit.
2. Qepët priten në kube, ndërsa thelpinjtë e hudhrës grihen shumë imët.
3. Proshuta e tymosur pritet në shkopinj, ndërsa mishi i brinjëve pritet në kube të vogla.
4. Në tenxhere të përshtatshme, në pak vaj, kaurdiset proshuta e tymosur, pastaj shtohen qepët dhe edhe ato kaurdisen pakëz. Hedhet piperi i kuq i bluar, përzihet shpejt dhe derdhet përmbi pak supë viçi.
5. Pastaj shtohen patate, hudhra, qimnoni dhe erëza, kripë e piper i zi sipas shijes. Derdhet supë dhe të gjitha zihen në temperaturë mesatare.
6. Kur patatet të jenë gjysmë të ziera, shtohet mishi i brinjëve dhe vazhdon zierja.
7. Nga fundi i zierjes shtohet edhe fasulja dhe të gjitha zihen edhe pak kohë.
/Telegrafi/