Telegrafi

“Gulfo”, monedha e re e Gjirit Persik

Valuta e re, e konceptuar mbi modelin e euros, do të përdoret për të sfiduar dollarin, si mjet shkëmbimi ndërkombëtar për arin e zi.

"Pakti i bashkimit monetar të Gjirit më në fund u bë realitet", tha ministri i Financave të Kuvajtit, Mustafa al-Shamali, me rastin e samitit për "Gulf Cooperation Council" (GCC).

Faza e parë e monedhës së re, në të vërtetë do të nisë vitin e ardhshëm, me krijimin e Këshillit Monetar të Gjirit Persik, embrioni i asaj që do të bëhet një bankë e vërtetë qendrore e Gjirit Persik.

Vendet e para që aderuan në këtë projekt ishin Arabia Saudite, Kuvajti, Bahrejni dhe Katari, por "klubi" duket se do të zgjerohet me shpejtësi marramendëse.