Ylli i Real Madridit, Arda Guler, ka vazhduar ‘luftën’ në rrjetet sociale me mesfushorin e Liverpoolit, Dominik Szoboszlai.
Dy futbollistët u përplasën me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes mes Turqisë dhe Hungarisë në Ligën e Kombeve.
Turqia në fund doli fituese me rezultat 3-1 pas avantazhit nga ndeshja e parë në shtëpi, aty ku Guler ishte i suspenduar.
Sidoqoftë, Guler luajti një rol kyç në ndeshjen e dytë pasi ai ishte në mesin e golashënuesve në ndeshjen që përfundoi me rezultat 3-0 për turqit.
Gjatë ndeshjes, Guler u pa duke i bërë me gjeste Szoboszlait që ta heshtë me gishtin në buzët e tij.
Arda Guler to Dominik Szoboszlai 🇹🇷🤫 pic.twitter.com/NGNeaO3Bk5
— LiveScore (@livescore) March 23, 2025
Pas përfundimit të takimit, Guler tha se ekipi hungarez u mundua që të bëjë ndërhyrje të palejueshme ndaj lojtarëve turq, por se ekipi i tij nuk u frikësua nga kjo.
Pas ndeshjes, një foto e gjestit të Guelr në drejtim të Szoboszlai u postua në Instagram, me yllin e Liverpoolit që komentoi ‘1088’, duke iu referuar numrit të minutave që Guler ka luajtur këtë sezon me Real Madridin.
Kjo ishte një temë e ndjeshme për yllin turk, i cili raportohet se është shumë afër që të kërkojë largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ për shkak të mungesës së minutave.
Arda Güler on IG. 🥶 pic.twitter.com/xT1ILK8naS
— Madrid Zone (@theMadridZone) March 24, 2025
Guler iu kundërpërgjigj Szoboszlait përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, duke vendosur një foto të incidentit me mbishkrimin: Ky djalosh është një shaka. A nuk janë mjaftueshëm gjashtë gola për të ta mbyllur gojën?
20-vjeçari ka kaluar nëpër disa vështirësi që prej se iu bashkua Real Madridit, pasi u pengua nga lëndimet, megjithatë pasi e gjeti formën fizike në shkurt të vitit të kaluar, Guler nuk arriti që të sigurojë pozitën e titullarit./Telegrafi/