Telegrafi

Guler ndërpreu aksidentalisht fjalimin e Perez – por presidenti i Real Madridit bëri një veprim edhe më të bukur

Teksa po prezantohej si lojtari i ri i Real Madridit, Arda Guler ia ndërpreu fjalën Florentino Perezit aksidentalisht.

Talenti 18-vjeçar nxitoi shumë herët në tribunën e madhe, duke e detyruar veten të qëndronte pranë presidentit ndërsa ai po fliste.

Florentino u përpoq t’i kërkonte Ardas të ulej, por vendosi ta linte afër vetës deri në përfundim të fjalimit të tij.

Lexo po ashtu Arda Guler fshin lotët e nënës së tij gjatë prezantimit në Real Madrid

Pak çaste më vonë, sensacioni turk mori fjalën, ndërsa Perez që mund të ishte ulur, nuk e bëri – duke i qëndruar atij afër për mos ta lënë si të turpëruara, ndërsa tifozët e pëlqyen shumë veprimin e tij.

“Unë e dua atë tashmë”, shkroi fillimisht një tifoz i Real Madridit.

Lexo po ashtu Arda Guler emëroi katër idhujt e tij në prezantimin te Real Madridi - diçka tjetër shihet në rrjetet sociale

Një i dyti shkroi: “Ishte e adhurueshme. Të bën të kuptosh se ai është thjesht një fëmijë”.

“Imagjinoni që ai vazhdon të bëhet një lojtar i madh i Real Madridit pas këtij prezantimi”, shkroi një i tretë. /Telegrafi/