Site icon Telegrafi

Gulen: Grusht shteti është skenar i montuar, Erdogani s’ka tolerancë për asgjë

Fetullah Gulen, i cili po akuzohet nga shteti turk se ka iniciuar grusht shtetin e djeshëm, ka thënë se ky organizim është skenar i montuar.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi

“Ka mundësi të ketë qenë një grusht shtet me skenar. Kjo mund të jetë e destinuar për akuzat gjyqësore dhe shoqatat”, ka thënë Gulen.

Ai, siç raporton Reuters, e ka kritikuar Qeverinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se demokracia nuk mund të arrihet përmes aksioneve ushtarake.

“Siç duket ata nuk kanë tolerancë për asnjë lëvizje, asnjë grup, asnjë organizatë që nuk është nën kontrollin e tyre të plotë”, ka thënë ai. /KP/

Exit mobile version