Newcastle United shpreson të përfundojë sot (e premte) nënshkrimin e mesfushorit të Lyonit, Bruno Guimaraes.
Sipas gazetës L’Equipe, kushtet midis dy klubeve janë rënë dakord, me Guimaraes që do të bëjë testet mjekësore gjatë ditës së sotme.
Nëse Guimaraes përfundon testet mjekësore pa probleme, marrëveshja do të vuloset gjatë ditës.
Newcastle kishte një ofertë prej 42.5 milionë euro plus tetë milionë euro tjera bonuse të pranuar nga Lyon në fillim të kësaj jave.
Njëri drejtorët e Newcastle ka fluturuar në Brazil dhe ndodhet sot në Belo Horizonte për testet mjekësore të Guimaraes.
Bruno Guimarães deal ⤵️🇧🇷 #NUFC
– Newcastle agreed €40m fee plus €8m add ons with OL
– Contract will be until 2026
– Agents fee, last detail now
– Medical scheduled in Belo Horizonte today when paperworks will be ready
– Newcastle sent staff member to monitor medical in Brazil pic.twitter.com/eOvlQFyfvQ— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 28, 2022
Mesfushori i Lyonit aktualisht ndodhet në qytetin brazilian me skuadrën kombëtare të Brazilit për ndeshjet kualifikuese për “Katar 2022”.
Ka shpresë për një njoftim nga të dy klubet më së voni deri të shtunën. /Telegrafi/