Sulmuesi i Celta Vigos, John Guidetti, ka filluar ta ndezë sfidën ndaj Manchester United, duke thënë se qyteti i Maçesterit i takon skuadrës së kaltër, Manchester Cityt.
Sulmuesi ka qenë lojtar i Manchester Cityn në të kaluarën, por nuk ka arritur të luajë për këtë klub duke u huazuar në të shumtën e kohës.
“Kam luajtur në Angli dhe kam jetuar në Mançester për gjashtë vite. I kam përcjellë të dy skuadrat”.
“United janë një ekip shumë i mirë. Thënë të drejtën ata kanë një trajner shumë të mirë, stadium fantastik, dhe janë favoritë për ta fituar Ligën e Evropës”.
“Por duhet ta them, Mançester është i kaltër, dhe do të vazhdojë të jetë edhe pas ndeshjes tonë, kur të luajmë atje, pasi ne jemi Celta Vigo dhe do të mundohemi ta mbajmë qytetin të katërt”.
Guidetti foli edhe për bashkëkombësin e tij Zlatan Ibrahimovic i cili u lëndua në ndeshje ndaj Anderlecht dhe do të mungojë duke i uruar kthim të shpejtë. /Telegrafi/