Barcelona fitoi me rezultat 2-1 ndaj Deportivo Alavesit në La Liga, por në mesin e shumë polemikave.
Golashënuesi i mysafirëve, John Guidetti, ishte i nervozuar se gjyqtari nuk dha penallti për skuadrën e tij në momentin e prekjes së topit me dorë nga Samuel Umtiti.
“Na është mohuar një penallti e pastër aty. Ishte penallti, ishte penallti, ishte penallti”.
“Nëse luani ndaj skuadrave më të mira në botë duhet të jeni me fat. Kam folur me bashkëlojtarët dhe ishte një prekje e pastër e topit me dorë”.
“Në Spanjë duhet ndihma e videove në referim”, shtoi për fund Guidetti.
Golat për Barcelonën i shënuan Luis Suarez dhe Lionel Messi, të dy u komentuan nga tifozët për parregullsi.
Ndeshja e ardhshme e klubit katalunas në La Liga është ndaj Espanyolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5Q19l1Bgdm0