Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot ka marrë pjesë në Konferencën vjetore të Ambasadorëve në Paris.
Ai në një postim në platformën X shkruan për vizitën në Paris dhe takimin në kuadër të konferencës vjetore të ambasadorëve me presidentin francez Emmanuel Macron.
“Duke u larguar nga Parisi… përsëri në Prishtinë pas Konferencës vjetore të Ambasadorëve me fjalime frymëzuese nga kryeministri Emmanuel Macron… dhe shumë takime me kolegë. Gati për vazhdimin e bashkëpunimit Francë – Kosovë në vitin 2025”, shkruan Guerot. /Telegrafi/
Leaving #Paris from the iconic airport #cdg 1 back to #Pristina after the yearly Conference of Ambassador with inspirational speeches by @EmmanuelMacron @bayrou @jnbarrot and many meetings with colleagues. Ready for furthering 🇨🇵🇽🇰 cooperation in 2025 #Kosovo pic.twitter.com/PBVI9OyT8C
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 11, 2025