Matteo Guendouzi ka treguar sërish arsyen pse vendosi që të transferohet gjatë verës te Arsenali.
Mesfushori është vlerësuar si një zbulim në Ligën Premier, kur u transferua nga skuadra e të rinjve francez të Lorientit.
Ai i tha për kanalin televiziv të klubit londinez se kur ishte fëmijë të ketë shikuar shumë ndeshje të Topçinjve teksa shihte idolët e tij të Francës.
“Kur isha i ri, pashë shumë video të Arsenali. Isha shumë i ri në kohën kur atje luanin shumë futbollistë francezë, kështu që kjo ndikoi në përzgjedhjen time të ekipit”.
“Unë e pashë PSG-në shumë kur isha i ri, por jashtë vendit, Arsenali ishte një nga skuadrat që shikova më së shumti nga fakti se kishte shumë francezë”, tha lojtari i talentuar.
Theksojmë se 19-vjeçari deri më tani ka pasur 13 paraqitje për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.
Ndryshe, lojtari konsiderohet si e ardhmja e futbollit jo vetëm francezë, por edhe botëror. /Telegrafi/