Telegrafi

Gudjohnsen në radarin e West Ham

Ish-lojtari i Chelseat ka deklaruar se do t’i pëlqente të rikthehet në Premier League një ditë dhe ai tash mund të ketë rast për këtë, pasi menaxheri i West Ham dhe ish-bashkëlojtar i tij te blutë, Gianfranco Zola, ka shprehur interesim për islandezin.

“Eidur sigurisht se është një lojtar shumë, shumë i mirë. Jam i sigurt se West Ham nuk është i vetmi ekip që është duke kërkuar lojtarë të mirë si ai”, ka thënë Zola për Sky Sports News.

“Jemi duke u përpjekur t’i dallojmë cilat mund të jenë dobësitë tona. Sigurisht se do të kemi nevojë të përmirësohemi në sulm dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, ka shtuar italiani.