Telegrafi

Gudjohnsen i ngazëllyer me kalimin në Tottenham

Ish-ylli i Chelseat dhe Barcelonës kaloi pjesën e parë të sezonit te Monaco, nga ku është huazuar te Spurs për pjesën e dytë të sezonit.

“Është shkëlqyeshëm të rikthehem në Angli, të jem në dhomën e veshjeve, atmosfera, sensi për humor, gjithçka është mirë. Jam shumë i kënaqur dhe shoh përpara për të shfrytëzuar mundësitë për të luajtur për Tottenham Hotspur”.

“Duket se e gjithë bota është duke shikuar kah Liga Premier dhe më ka munguar kjo. Po pres ta shijoj këtë”, ka thënë Gudjohnsen./Telegrafi/