Eidur Gudjohnsen është i shqetësuar se Chelsea mund të humbasë yllin kryesor të skuadrës, Eden Hazard, pasi nuk u kualifikua për Ligën e Kampionëve.
Blutë fituan titullin e Ligës Premier në sezonin 2016-17, por sezoni pasues dështuan duke mos përfunduar as në katërshe dhe kjo mund të largojë disa yje skuadra.
Perspektiva e të luajturit në Ligën e Evropës nuk ka të ngjarë të yllin e Belgjikës Hazard, i cili më parë është përfolur si një objektiv i mundshëm i Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Edhe ish-lojtari i skuadrës londineze Gudjohnsen beson se Chesea mund të humbasë Hazardin pas dështimit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
“Unë shpresoj kështu [të qëndroj]. Kam frikë, ndoshta nuk kam frikë se mund ta humasë, por nga ajo që unë ka kuptuar ai duket shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Gudjohnsen për Omnisport.
“Ai dëshiron të dijë ku po shkon Chelsea, në çfarë drejtimi, cili trajner po vjen, nëse Conte qëndron ose dikush tjetër”.
“Shumë do të varen nga mënyra se si Chelsea ia paraqet të ardhmen atij që ta bindë atë se ai duhet të jetë aty për një kohë të gjatë”.
“Sezoni i fundit ishte një zhgënjim për Chelsean dhe Hazardin”, përfundoi legjenda islandeze. /Telegrafi/