Telegrafi

“Gucci” me stil të njohur për pranverë-verë 2011

Shtrenjtë, ekskluzivisht, gjithçka është deri në perfeksion. Dihet që nuk mund të jetë ndryshe kur bëhet fjalë për këtë brend.

Frida Giannini, dizajnerja e këtij koleksioni, për dallim nga brendet tjera, bën rroba për t’u veshur, dhe jo për në vitrinë. Atë do ta shikoni lehtë në çantat dhe këpucët me përpunim të bukur dhe përkushtim ndaj detajeve. Në lidhje me veshjen inspirimi është i dukshëm – safiri me ngjyrë dhe lëkurë. Standardet nuk zvogëlohen së bashku me krizën ekonomike që e tronditi edhe modën, dhe shumë nga dizajnuesit ishin të detyruar të gjejnë strategji për rritjen e shitjes. Por, jo edhe dizajnerët në “Gucci”.

Megjithatë, ky brend nuk kursen në materialet që i përdor në koleksionin pranverë- verë 2011 dhe njëkohësisht do t’ju inspirojë ta ndryshoni pamjen tuaj për sezonin që vijon. Për këtë qëllim, si dhe në muajin e fundit ju paraqitëm dizajnerë dhe brende të ndryshëm botërorë, kështu edhe për këtë jemi të përgatitur me galerinë e plotë nga parada./mnogo/Telegrafi/