Telegrafi

Gucati: UÇK ka bërë luftë të pastër

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar sot para protestuesve në përkrahje të Ramush Haradinajt, se janë mbledhur për t’i treguar regjimit fashist të Beogradit se nuk frikësohen, pasi UÇK-ja ka bërë luftë të pastër, madje luftën më të pastër në fundshekullin e kaluar.

“Gjeneral Haradinaj, figura kryesore e AAK, doli dy herë i pafajshëm nga gjykata në Hagë. Serbia në vend që të kërkojë falje për krimet e bërë në luftë, ajo po vazhdon me avazin e vjetër”, tha ai.

Portesta ku morën pjesë me mijëra qytetarë përfundoi e qetë.